Lajme

Në shkollat e Mitrovicës mbahen ligjërata për orientimin e të rinjve në karrierë

  • 12/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Me iniciativë tw asambleistes Florina Çitaku dhe me mbështetjen e Fondacionit Jahjaga, në shkollat fillore të Komunës së Mitrovicës janë mbajtur ligjërata për orientimin e të rinjve në karrierë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Orientimi i të rinjve drejt shkollave profesionale si mundësi e shpejtë për inkuadrim në tregun e punës”, ku të rinjtë e klasave të nënta janë njoftuar për mundësitë që ofrojnë shkollat profesionale për të arritur sa më shpejt në tregun e punës dhe orientimin e tyre në karrierë.

“Falënderoj Fondacionin Jahjaga që e vlerësoi lart idenë time për një nismë të tillë. Shpreh mirënjohje edhe ndaj DKA-së në Mitrovicë për përkrahjen e vazhdueshme gjatë implementimit të projektit”, ka thënë asambleistja Çitaku.

Pra projekti është mbështetur edhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë.