Lajme
Në rajonin e Mitrovicës policia realizon kontrolle në nëntëmbëdhjetë lokacione të dyshuara për veprimtari të kundërligjshme
- 26/11/2021
- By RTV Mitrovica
Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, janë duke vazhduar veprimet policore për parandalim dhe zbulim te veprimtarive te dyshuara-ilegale, duke ju ofruar qytetareve një mjedis me të siguritë dhe qetë.
Veprimet policore po realizohen mbi bazën e pranimit te informatave per veprimtari te ndryshme te dyshuara, ku me urdhër kontroll te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Mitrovicë, me nr. UGJK.nr.91/2021, Sektori i Hetimeve Rajonale ne bashkëpunim me njësinë e DHTN, Mitrovicë dhe NJRSH, me datat 24-25 nëntor ka kryer kontrolle në gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) lokacione, ku prej tyre gjashtë (6) kontrolle janë kryer në Mitrovicë, tetë (8) në Vushtrri, dhe pesë (5) në Skenderaj.
Gjate kontrolleve në lokacionet e ndryshme në Mitrovicë, pesë (5) persona janë kontrolluar ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale nga policia: një pushke automatike, një pushke gjysmë automatike, dy fishek të cal. 12GA, 3 karikator, pajisje për pastrim te armeve si dhe sasi te ndryshme të substancave narkotike. Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Vushtrri, tetë (8) persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale sasi të ndryshme të substancave narkotike, dy mullinj për bluarje të substancës narkotike, letër për mbështjellës të substancave narkotike, dhe një karikator i
zbrazet.
Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Skenderaj, pesë (5) persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale: një pushke ajrore, një sasi e municionit, një shufër metalike me mbishkrimin “Police” dhe një përzierje e duhanit me substanca të dyshuara narkotike.
Personat e dyshuar, tek te cilët janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e kundërligjshme, me urdhër te prokurorit janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”; “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme, dhe fton qytetaret për bashkëpunim.