Lajme
Në QKUK kryhet një operacion i rrallë
- 08/12/2021
- By RTV Mitrovica
Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thuhet në një njoftim në FB të ShSKUK-së.
Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.
Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.