Lajme
Në QKMF-në e Mitrovicës rritet numri i personelit shëndetësor në sektorin e Mjekimit Urgjent
- 19/07/2023
- By RTV Mitrovica
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë ka bërë të ditur se prej kësaj jave ka dyfishuar numrin e e mjekëve dhe ka rritur numrin e infermierëve në Sektorin e Mjekimit Urgjent.
Kjo u bë me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së dhënies së shërbimeve shëndetësore në rastet e urgjencave mjekësore.
“Prej tani në Sektorin e Mjekimit Urgjent të QKMF-së do të kujdestarojë ekipi mjekësor i përbërë nga dy mjekë dhe pesë infermierë,” thuhet në njoftim.
Ky ndryshim pozitiv përveç se bëhet për të iu përgjigjur rritjes së numrit të pacientëve në këtë sektor gjatë muajve të verës, gjithashtu është edhe i bazuar në planin e punës së Drejtorisë për Shëndetësi për transformimin pozitiv të gjithanshëm të shëndetësisë primare të Mitrovicës, që po kryhet me sukses dhe sipas planit.