Lajme
Në QKMF-në e Mitrovicës mund të bëhet edhe analiza e D-Dimeri-it
- 24/09/2021
- By RTV Mitrovica
Analiza D- Dimer që tregon rreth aktivizimit të sistemit të koagulimit (mpiksjes) së gjakut, nga e dita e enjte (23 Shtator 2021) mund të bëhet edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. Përveq kësaj qytetarët kanë mundësi që t’i kryejnë edhe analizat vitaminës-D, CRP-së, Antigjeni IGg-IGm.
Kështu ka është bërë e ditur pas një takimi që Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës Erseka Hasanj Barani pati me drejtorin e QKMF-së dr.Fevzi Sylejmani.
Me këtë rast, drejtoresha Barani fillimisht ka përgëzuar të gjithë stafin mjekësor për kontributin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa është shprehur e lumtur që tani qytetarët do të kenë mundësi t’i kryejnë edhe këto analiza, me një kosto shumë më të ulët.