Lajme

Në Muze të Mitrovicës u hap ekspozita me fotografi “Gruaja e parë fotografe në Mitrovicë”

  • 11/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Muze të Mitrovicës u hap ekspozita me fotografi “Gruaja e parë fotografe në Mitrovicë”

Në një atmosferë të ngrohtë artistike, u hap ekspozita e fotografisë në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë.

Kjo ekspozitë prezanton punën e znj. Myzejene Zymit, pionieres së fotografisë në qytetin e Mitrovicës si dhe disa gjenerata fotorafësh nga familja Zymi, që njëherit kishin ateleun e pare të fotografisë në qytetin e Mitrovicës.

Kjo ekspozitë u hap me një fjalë përshëndetëse nga drejtoresha e DKRS-së, znj. Valdete Idrizi, autore e ekspozitës dhe njëherit drejtoreshë e Muzeut, znj.Nora Prekazi, znj. Eliza Hoxha – artiste dhe kuratore e ekspozitës, si dhe në fund një fjalim përshëndetës u mbajt nga vajza e fotografës znj. Mybexhele Zymi Doli.

Menaxherja e projektit dhe moderatorja e ngjarjes znj. Fitore Bala Bucaliu e shpalli të hapur ekspozitën duke theksuar se do të jetë e hapur për gjashtë muaj, dhe gjatë ekspozitës do të ketë program edukativ që do e ndihmojë akoma hulumtimin mbi jetën dhe veprën e Myzejene Zymit.

Kjo ekspozitë është mbështetur nga: Ministria e Kulturës