Lajme

Në Mitrovicë u mbajt turniri tradicional “Mitrovica CUP 2023” dhe turniri i Pavarësisë

  • 13/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Mitrovicë u mbajt turniri tradicional “Mitrovica CUP 2023” dhe turniri i Pavarësisë

Komuna e Mitrovicës ka filluar me mbajtjen e aktiviteteve për nder të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në stadiumin “Xhevat Jusufi- Xheki”, nën patronatin e kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, është mbajtur truniri i katërt tradicional “Mitrovica CUP 2023”, ku pjesëmarrës ishin 51 ekipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Për të ndjekur nga afër këtë aktivitet sportiv, e pranishme ishte edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Valdete Idrizi, e cila e bëri hapjen, duke theksuar rëndësinë e organizimit të këtyre aktiviteteve dhe mbështetjen e vazhdueshme për sportistët mitrovicas.

Në gjeneratën U-11 ishin pjesëmarrës 24 ekipe, ku skuadra e SHF “Drenica” fitoi vendin e parë, futbollisti më i mirë për gupmoshat U-11 u shpall Erisa Halimi nga KF “Drencia”, portieri më i mirë, Faton Maliqi nga SHF “Drenica”, ndërsa trajneri më i mirë u shpall Fadil Behrami nga SHF “Drenica”.

Në gjeneratën U-13 pjesëmarrës ishin 27 ekipe, ku skuadra SHF “Kurda” ka fituar vendin e parë, futbollisti më i mirë për grupmoshat U-13 u zgjodh Drin Çardaku, portieri më i mirë, Enes Bytyqi dhe trajneri më i mirë, Donat Mërlaku.

Ndërsa në turnirin e Pavarësisë pjesëmarrës ishin katër ekipe KF “Albaniku”, KF “Kombinati “Trepça”, KF “Veteranët e UÇK-së dhe KF “Komuna”, ku fitues u shpall KF “Veteranët e UÇK-së” me rezultat 4:3 kundër KF “Kombinati”.