Lajme
Në Mitrovicë u mbajt seminar njëditor lidhur me organizimin e strukturave për Mbrojtje dhe Shpëtim
- 08/03/2023
- By RTV Mitrovica

Në Mitrovicë u mbajt seminar njëditor lidhur me organizimin e strukturave për Mbrojtje dhe Shpëtim
Organizuar nga Agjencia për Menaxhim Emergjent dhe në bashkëpunim me OSBE-në dhe Komunën e Mitrovicës, gjatë ditës së sotme është mbajtur seminar një ditor për prezantimin e aspekteve ligjore dhe nënligjore lidhur me organizimin e strukturave për mbrojtje – shpëtim dhe ndihmë.
Të pranishëm në këtë seminar ishin; drejtorë komunal, përfaqësues nga Policia e Kosovës, NJPZSH-ja, Shërbimet Emergjente Mjekësore, Kryqi i Kuq, KEDS, Eko Regjioni, Hidroregjioni, KKSB dhe zyrtarë nga AME.
Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu është drejtuar edhe drejtori për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni, i cili ka ofruar bashkëpunim institucional në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.