Lajme
Në Mitrovicë u mbajt festivali rajonal i këngëve korale me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”
- 13/06/2023
- By RTV Mitrovica

Në Mitrovicë u mbajt festivali rajonal i këngëve korale me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë”
Dje në ambientet e Muzeut të qytetit të Mitrovicës është mbajtur festivali rajonal i këngëve korale të shkollave fituese të Komunave Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Drenas.
Festivali është mbajtur me moton “I këndojmë atdheut në ditën e lirisë” dhe është përmbyllur dje duke u zhvilluar gara në mes të shkollave fituese në komunat e lartpërmendura.
Në këtë festival rajonal ishin të pranishëm drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj.Drita Kadriu, dhe drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit të qyteteve rajonale.
Shkollat fituese në këtë festival u zgjodhën:
Vendi i parë SHFMU “Musa Hoti” Mitrovicë,
Vendi i dytë për “SHFMU 2″ Vushtrri dhe SHFMU “Shaban Jashari e Ahmet Delija” Skenderaj, si dhe
Vendi i tretë për SHFMU “Halil Bajraktari” Drenas.