Lajme
Në Mitrovicë u hap Panairi i Shkencës dhe Kulturës
- 26/05/2022
- By RTV Mitrovica
Në Mitrovicë u hap Panairi i Shkencës dhe Kulturës
Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë është hapur Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2022, që tashmë është bërë tradicional dhe që organizohet nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” me përkrahje të Komunës së Mitrovicës.
Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë është hapur Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2022, që tashmë është bërë tradicional dhe që organizohet nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” me përkrahje të Komunës së Mitrovicës.
Në këtë Panair pjesëmarrës përveç nxënësve te Gjimnazit “Frang Bardhi” ishin edhe nxënësit e shkollave të tjera të qytetit të Mitrovicës.
Në këtë aktivitet gjatë këtij viti janë të angazhuar 130 nxënës të përzgjedhur nga mësimdhënësit e tyre që do të shpalosin punën e tyre për këto tri ditë.
Krye organizatorët e këtij Panairi prof. Rexhep Avdiu, prof. Albulena Kurti, prof. Elmira Maloku kanë thënë së këtë vit sektorët janë ndarë sipas fushave kurrikulare; gjuhët dhe komunikimi, artet, matematika, shkencat e natyrës, shoqëria, mjedisi, edukatë fizike dhe sport, jeta dhe puna. Po ashtu është theksuar se Panairi është begatuar edhe nga sektori kulturës kombëtare dhe sektori i bamirësisë.
Panairi i Shkencës dhe Kulturës është vizituar nga drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drita Kadriu dhe përfaqësues të tjerë komunal. Në fjalën e saj drejtoresha e DKA-së Drita Kadriu pasi përgëzoi mësimdhënësit dhe nxënësit në organizimin e këtij panairi ka thënë se dy prioritet e drejtorisë me të cilën ajo udhëheq janë vendosja e ligjshmërisë brenda sistemit të arsimit në komunë dhe fuqizimi i mekanizmave të cilësisë në institucionet e arsimit.
Ndërkaq, drejtoresha e gjimnazit, Zybejde Gogolli – Latifi, potencoi se gjimnazi është shkolla e parë publike e cila ka organizuar “Panairin e Shkencës dhe Kulturës” që nga viti 2006 dhe vet vazhdimësia e këtij organizimi për një periudhë kaq të gjatë tregon për rolin dhe rendësin që ka Panairi ku shpaloset dija, kreativiteti dhe aftësia e nxënësve tanë në bashkëpunim me mësimdhënësit.
Panairi qysh në ditën e parë zgjoi interesim të madh tek të rinjtë dhe qytetarët tjerë të Mitrovicës dhe do të zgjasë tri ditë.