Lajme
Në Mitrovicë situata nga reshjet e shiut është stabile dhe nën kontroll
- 22/11/2022
- By RTV Mitrovica
Në Mitrovicë situata nga reshjet e shiut është stabile dhe nën kontroll
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me drejtorët e drejtorive përgjegjëse dhe operatorët e kontraktuar edhe sot kanë dalë në teren, konkretisht në dy lagje në Vaganicë për të vlerësuar gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Gjatë inspektimit është vlerësuar se situata pas reshjeve të shiut është stabile, nuk qëndron e rënduar dhe ka rënie të nivelit të ujit, ku lidhur me këtë kryetari z. Hamza ka falënderuar edhe kompanitë lokale dhe ekipet emergjente për intervenimet e menjëhershme në ato lokalitete ku rreziku për të shkaktuar dëme ka qenë i mundshëm.
Drejtoritë përgjegjëse gjatë gjithë kohës janë në monitorim të situatës, ndërkohë që operatorët dhe shërbimet përkatëse në çdo moment janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar me çdo vështirësi që qytetarët mund të përballen.