Lajme
Në Mitrovicë shënohet Dita Botërore pa Duhan
- 01/06/2022
- By RTV Mitrovica
Me rastin e 31 Majit- Ditës Botërore pa Duhan, Shërbimi për Edukim dhe Promovim Shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, mbështetur nga Drejtoria për Shëndetësi, ka filluar fushatën senzibilizuese përmes mbajtjes së ligjëratave edukative për nxënësit e shkollave të Komunës së Mitrovicës.
Kjo fushatë është organizuar me qëllim që të arrihet vetëdijesimi tek të rinjtë për dëmet të cilat i shkakton konsumimi i duhanit, ku në këtë aktivitet janë inkuadruar edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Shipol dhe Vaganicë.
Ligjërata janë mbajtur në shkollat “Ismail Qemaili” e“Shaban Idrizi”, në Zhabar,” Fazli Greiçevci, në Shipol, në shkollën “Skënderbeu” në Vaganicë dhe në shkollat “Migjeni” e “Abdullah Shabani” në Mitrovicë.
Po ashtu ligjërata të karakterit të tillë janë mbajtur edhe për nxënësit e shkollave të mesme të larta të martën me datë 31.05.2022, në sallën e trajnimeve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kjo fushatë e Edukimit Shëndetësor do të vazhdojë edhe në shkollat tjera të Komunës së Mitrovicës kanë bërë të ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunë.