Lajme

Në Mitrovicë promovohet libri i autorit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA”

  • 01/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Mitrovicë promovohet libri i autorit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA”

Në hapësirat e Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” është bërë promovimi i librit të shkrimtarit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA”.

Me rastin e promovimit të këtij libri mori pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, si dhe qytetarë tjerë të cilët shprehën përshtypjet e tyre mbi këtë libër.

Drejtoresha Idrizi ka falënderuar autorin Bashmir Xhemaj, që në qytetin e Mitrovicës dhe në mesin e shumë lexuesve ka vendosur të bëjë promovimin e librit të tij.

Ky libër është një pasuri e madhe për të gjithë dashamirët e librit jo vetëm në Mitrovicë por edhe me gjerë”, është shprehur drejtoresha Idrizi.

Veçantia e këtij libri qëndron në zbardhjen e jetës së një njeriu të zakonshëm, por që jetoi historinë më të zakonshme të shqiptarëve në shekullin XX. Ky libër është një biografi historike e mbështetur në arkiva dhe intervista për një shqiptar jo shumë të njohur nga Kosova që pas Luftës së Dytë kishte përfunduar në CIA.