Lajme
Në Mitrovicë po zhvillohet turneu tradicional në futboll “Mitrovica Cup2022”
- 13/02/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës ka filluar me mbajtjen e aktiviteteve për nder të 14-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sot në stadiumin sintetik “Xhevat Jusufi-Xheki”, është duke u zhvilluar turneu tradicional në futboll “Mitrovica Cup2022”, me rreth 50 ekipe pjesëmarrëse, për grupmoshat U11 dhe U13.
Për të ndjekur më afër këtë aktivitet sportiv, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili pasi ka përshëndetur të gjitha klubet sportive pjesëmarrëse, ka përcjellë mesazhin tek të rinjtë që sa më shumë të merren më aktivitete sportive.
Ai më tutje ka shtuar se edhe organet komunale do të ofrojnë mbështetje institucionale në avancim e mëtejme të sportit në Mitrovicë.