Lajme

Në Mitrovicë mbahet tryezë diskutimi me temën “Mitrovica, qytet me ndjeshmëri gjinore”

  • 21/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Mitrovicë mbahet tryezë diskutimi me temën “Mitrovica, qytet me ndjeshmëri gjinore”

Me iniciativën e asamblistes së Kuvendit Komunal të Mitrovicës, znj. Florina Citaku, sot në Mitrovicë është mbajtur tryeza e diskutimit “Mitrovica, qytet me ndjeshmëri gjinore”, e organizuar në kuadër të programit Mentorimi për Lidership që implementohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Pjesë e kësaj tryeze ishin nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) znj. Nancy Soderberg, deputetja e Republikës së Kosovës, znj. Eliza Hoxha, drejtorë të drejtorive komunale dhe gra të cilat ushtrojnë funksione të rëndësishme në shoqërinë tonë.

Nënkryetari Tahiri, ka potencuar se si qeverisje lokale çmojmë lartë punën dhe kontributin e grave në zhvillimin e vendit, sepse një shoqëri e cila promovon të drejta të barabarta përmes përfshirjes së grave në qeverisje dhe në vendimmarrje, do të ketë prosperitet dhe mirëqenie më të qëndrueshme.

“Mbështetja ime në këtë mision nuk do të mungojë në asnjë moment”, është shprehur nënkryetari Tahiri.