Lajme

Në Mitrovicë mbahet “Karavani shëndetësor” për promovimin e edukimit shëndetësor

  • 09/09/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Në Mitrovicë mbahet “Karavani shëndetësor” për promovimin e edukimit shëndetësor

Në sheshin e qytetit “Mehë Uka” sot është mbajtur aktiviteti i edukimit shëndetësor dhe promovimit të shëndetit Karavani Shëndetësor “PërSHËNDETje”.

Ky aktivitet është organizuar nga “OJQ Mundësia”, në kuadër të projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Swiss TPH.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, z.Fahri Shabani, së bashku personelin mjekësor të QKMF-së “Dr.Nexhat Çuni”, kanë vizituar këtë aktivitet qe ka të bëjë me edukimin shëndetësor, i cili ka falënderuar organizatorët, duke i përgëzuar për punën e tyre profesionale në informimin e qytetarëve.

Personeli shëndetësor të QKMF-së në Mitrovicë ofruan shërbime shëndetësore profesionale: duke caktuar Indeksin e Masës Trupore (BMI), matjen e tensionit dhe dhënien e këshillave për një stil të shëndetshëm të jetës.

Po ashtu është mbajtur një program argëtues nga animatorët për të vegjlit të cilët ishin prezent.