Lajme

NË MITROVICË MBAHET EDICIONI I 41-TË I FESTIVALIT TË KËNGËS “CICËRIMAT BUZË IBRIT”

  • 29/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

NË MITROVICË MBAHET EDICIONI I 41-TË I FESTIVALIT TË KËNGËS “CICËRIMAT BUZË IBRIT”

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, sot është mbajtur edicioni i 41-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Cicërimat buzë Ibrit”.
Festivali, “Cicërimat buzë Ibrit”, është një projekt tradicional që organizohet nga Shoqata e Muzicientëve të Mitrovicës në përkrahje nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Mitrovicës.

Drejtoresha artistike e këtij festivali, Lirije Halili Koshi, pasi ka falënderuar për pjesëmarrje të gjithë të pranishmit, ka shtuar se në edicionin e 41-të të festivalit, fëmijët do të performojnë vlera artistike nga kompozitorët e tekstshkruesit më të njohur.

Juria profesionale e Festivalit e cila me vëmendje ka përcjellë performimet, ka dhënë këto vlerësime:

Kategoria Live; çmimi (Golden Star) – Rumejsa Peci, çmimi I – Aksa Hasani, çmimi II – Erina Ajeti, çmimi III – Nida Ajeti.

Kategoria e Parë; çmimi I – Ditea dhe Hera Peja, çmimi II – Hera Sadiku, çmimi III – Berina Tahiri.