Lajme
Në Mitrovicë hapet panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve
- 01/01/2022
- By RTV Mitrovica
Në Mitrovicë është hapur panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve të grave fermere dhe atyre që merren me punë artizanale.
Këtë panair e kanë vizituar nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu.
Ata e kanë lavdëruar punën e grave fermere në kultivimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe artizanateve.
Drejtori i BZHR-së, Ferdi Kadriu, ka thënë se ky panair është tepër i rëndësishëm sepse po bëhet promovimi i produkteve vendore të cilat kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e bujqësisë.
Kadriu më tutje ka shtuar se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të bëjë gjithçka që është e mundur që rrisë subvencionimin e fermerëve dhe nxitjen e prodhimeve bujqësore në fshatrat e Mitrovicës.