Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Në Mitrovicë do të formohet Këshilli i Pacientëve — RTV Mitrovica
Lajme

Në Mitrovicë do të formohet Këshilli i Pacientëve

  • 25/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Një mekanizëm formal i QKMF-së, që përfshinë pacientët në vendimmarrje do të formohet së shpejti në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për Këshillin e Pacientëve. Ky mekanizëm u mundëson pacientëve përfshrijen në vendimmarrje në mënyrë që të punojnë së bashku me institucionet dhe stafin shëndetësor për të rritur cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetsore për pacientët dhe komunitetin.

Për këtë formimin e këtij këshilli u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës dhe Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK).

Themelimi i Këshillit të Pacientëve është i rregulluar edhe më Statutin e ri të QKMF-së, që u miratua të mërkurën nga Kuvendi Komunal të Mitrovicës.

Marrëveshja u nënshkrua nga z.Fahri Shabani, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe z.Ruzhdi Rexha, drejtor ekzekutiv i PRAK-ut. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe zyrtarët e DSH-së dhe QKMF-së.

“Drejtoria për Shëndetësi dhe QKMF-ja në procesin e themelimit dhe funksionalizimit të Këshillit të Pacientëve do të përkrahet edhe nga AQH, një organizatë tjetër partnere që mbështet në vazhdimësi shëndetësinë primare të Mitrovicës,” thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës lidhur me këtë çështje.