Lajme

Në Komunën e Mitrovicës është funksionalizuar sistemi i menaxhimit të radhës

  • 05/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gëzim Stavileci, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme kanë bërë funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të radhës në sektorët e shërbimit të administratës komunale.

Ky shërbim i avancuar ka për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve, rritjen e profesionalizmit si dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira e të shpejta për qytetarët e Mitrovicës, ka thënë drejtori Stavileci.

Ndërsa, nënkryetari Arian Tahiri, ka thënë se “jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët andaj edhe funksionalizimi i sistemit të menaxhimit të radhës do të mundësojë reduktimin e kohës së pritjes së qytetarëve dhe eliminimin e radhëve në Komunën e Mitrovicës.”