Lajme
Në fshatin Zabërgjë të Mitrovicës, shënohet 25-vjetori i themelimit të Njësitit të parë të UÇK-së
- 01/05/2023
- By RTV Mitrovica

Në fshatin Zabërgjë të Mitrovicës, shënohet 25-vjetori i themelimit të Njësitit të parë të UÇK-së
Sot në fshatin Zabërgjë, u shënua 25 vjetori i themelimit të Njësitit të parë të UÇK-së në Shalë të Bajgores, ku morën pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Valdete Idrizi, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Drita Kadriu, asamblistë, përfaqësues të institucioneve, pjesëtarë të FSK-së, ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfaqësues të shoqatave të luftës, si dhe banorë të rajonit të Shalës.
Në fjalën e saj drejtoresha Idrizi tha se Shala e Bajgores neper shekuj kanë dhënë trima e trimersha që kanë luftuar për liri e pavarësi, si me pushkë ashtu edhe me penë.
“Neve të gjithëve na mbetet që ta çojmë trashëgiminë e tyre ne vend. Të punojmë shumë bashkë, për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për Kosovën, dhe gjithmonë duke e ruajtur kujtimin e dëshmorëve dhe kësaj lufte të lavdishme për lirinë e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit. Lavdi e nder të gjithë veteraneve e invalidëve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves”, është shprehur drejtoresha Idrizi.