Lajme
Në ditën e 3-të të Festivalit FemArt në Mitrovicë do të prezantohen dy aktivitete
- 17/05/2023
- By RTV Mitrovica
Në ditën e 3-të të Festivalit FemArt në Mitrovicë do të prezantohen dy aktivitete
Në hapësirat e Organizatës “7Arte” sot do të shfaqet “Biba May – Jo Më”, si dhe do të vazhdojë argëtimi nën tingujt e kitarës dhe vokalit të bukur të këngëtarit nga India, Soli Kapadia.
Dokumentari “Biba May – Jo Më”, do të nis në ora 17:00, i cili është një histori e fuqizimit të grave me aftësi të kufizuara dhe një model guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie.
Po ashtu, dokumentari pasohet edhe me një panel diskutimi me personazhin kryesor të dokumentarit Resmije Rahmani – Biba May, si dhe Shqipe Malushi, Merita Voca dhe Valdete Idrizi.
Kurse nga ora 19:00 do të fillojë koncerti i Soli Kapadias ku do të performohen këngët e tij bollywoodiane, shpirtërore, tradicionale, gjysmë klasike dhe të lehtë, me përcjelljen e kitarës dhe instrumenteve në perkusion.