Lajme

Në ambientet e shkollës fillore “Ismail Qemali” u paraqit ekspozita “Në nderim të librit për fëmijë”

  • 16/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në ambientet e shkollës fillore “Ismail Qemali” u paraqit ekspozita “Në nderim të librit për fëmijë”

Nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përkrahur nga Ambasada e Suedisë, si dhe projekti “The Library Project-Kosova”, në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, u shfaq ekspozita “Në nderim të librit për fëmijë”, ekspozitë kjo e krijuar nga autorë suedezë dhe e paraqitur në shumë vende të botës.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, e cila ka thënë se ky projekt do të gëzoj përkrahjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit, i cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e leximit, dhe të promovojë letërsinë e fëmijëve në Mitrovicë.

Pas paraqitjes së ekspozitës u zhvilluar edhe një panel diskutimi në lidhje me rëndësinë e leximit te fëmijët dhe mundësinë se si të kontribuojmë në përparimin dhe qëndrueshmërinë e lexueshmerisë në komunën e Mitrovicës.

Gjatë këtij aktiviteti është vlerësuar si shumë i rëndësishëm roli i mësimdhënësve në ndërgjegjësimin dhe rritjen e të lexuarit të kuptueshëm tek fëmijët, në zhvillimin e aktiviteteve dhe strategjive për të promovuar leximin.

Nga të gjithë pjesëmarrësit është bërë e ditur se mësimdhënësit ashtu edhe prindërit duhet të jenë model për nxitjen e kureshtjes dhe motivimin e fëmijëve për leximin dhe të kuptuarit e përmbajtjes qoftë shkencore apo artistike.