Lajme
Në 23 vjetorin e vrasjes së Kadri Kadriut hapet ekspozita e pikturave “Ngujimi”
- 14/03/2022
- By RTV Mitrovica
Në 23 vjetorin e vrasjes së Kadri Kadriut hapet ekspozita e pikturave “Ngujimi”
Në prezencë të familjarëve, piktorëve, artistëve dhe qytetarëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, në Kroin e Vitakut, në “Kullat binjake”, në galerinë e familjes Kadriu, u shënua 23 vjetori i vrasjes së piktorit, artistit e poetit Kadri Kadriu.
Në shënimin e kësaj ngjarjeje është mbajtur orë poetike me poezinë e Kadri Kadriut dhe Sabit Idrizit, në të cilën mori pjesë edhe drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi.
Përveç kësaj është hapur edhe ekspozita e pikturave të piktorëve kosovarë e titulluar “Ngujimi”.
Drejtoresha Idrizi në fjalën përshëndetëse nga kjo Kullë falënderoi piktorin Skender Idrizin dhe zëvendës kryesuesin e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadikun për organizim, derisa për familjen Kadriu konfirmoj përkrahjen nga komuna.
Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se kjo ekspozitë do të jetë e hapur për 3 javë dhe qytetarët kanë mundësi ta vizitojnë edhe ekspozitën e përhershme të Kadri Kadriut.