Lajme

Ndriqohet parku “Artim Jashari”

  • 25/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Është rregulluar ndriqimi në parkun “Artim Jashari” në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava.

“ Pas rregullimit të ndriçimit tek Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, Liqenit Akumulues dhe në disa zona të tjera të qytetit të Mitrovicës, sot kam nderin të ju njoftoj që bashkë me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës z.Arian Tahiri vizituam parkun në lagjen Ilirida në vendin ku ra heroikisht dëshmori Artim Jashari ku sot ka përfunduar ndriçimi i parkut i cili edhe e mbanë emrin e heroit Artim Jashari. Me të gjitha kapacitet tona ne çdo ditë po mundohemi që të vlerësojmë veprat e qytetarëve të Mitrovicës dhe paralelisht ta bëjmë Mitrovicën qytet më të mirë për qytetarët e saj, ka shkruar Tvmava në faqen e tij në Facebook.