Lajme
Ndihmohen me pako ushqimore 62 fëmijë të komuniteteve romë egjiptian dhe ashkalinjë në Mitrovicë
- 15/03/2022
- By RTV Mitrovica
Ndihmohen me pako ushqimore 62 fëmijë të komuniteteve romë egjiptian dhe ashkalinjë në Mitrovicë
Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shpërndarë pako me gjëra ushqimore për 62 fëmijë të komuniteteve romë, egjiptian dhe ashkalinjë në Mitrovicë.
Përzgjedhja e përfituesve të pakove ushqimore që i ka dhuruar Forca e Sigurisë së Kosovës, është bërë në bashkëpunim me zyrtarët e Drejtorisë së Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale, të cilët kanë asistuar edhe në shpërndarjen e pakove ushqimore.