Lajme

Ndeshja e katërt finale e KB “Trepça” dhe KB “Golden Eagle Ylli” do të transmetohet në sheshin e qytetit “Mehë Uka”

  • 02/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Ndeshja e katërt finale e KB “Trepça” dhe KB “Golden Eagle Ylli” do të transmetohet në sheshin e qytetit “Mehë Uka”

Komuna e Mitrovicës gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, duke e parë interesimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve për të përcjell ndeshjen e katërt finale të KB “Trepça” sonte do të vendos monitorin në sheshin “Mehë Uka”, në pamundësi që të jenë pjesëmarrës në palestrën sportive “Minatori”.

Ndeshja e katërt finale do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:30 në mes të KB “Trepça” dhe KB “Golden Eagle Ylli”.

Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, fton të gjithë qytetarët dhe sportdashësit mitrovicas të bashkohen në sheshin e qytetit “Mehë Uka” në përkrahje të klubit të qytetit tonë.

#veshu gjelbër&zi