Lajme

Ndahet nga jeta profesor Xhelal Tahiri

  • 10/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Me rastin e ndarjes nga jeta e profesorit të historisë dhe drejtorit të shkollës së mesme të ulët “Skënderbeu”, z. Xhelal Tahiri, drejtoresha e arsimit në Komunën e Mitrovicës ka dërguar një telegram ngushëllimi.

Kadriu ka vlerësuar lart kontributin e profesor Tahirit duke thënë se “Profesori Xhelal me punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm u bë pjesë e historisë të cilat pjesë u vendosën në fotografinë e madhe të pavarësisë së Kosovës.”

Në telegram thuhet:

E nderuara familje e profesorit dhe drejtorit Xhelal Tahiri,

Të nderuar mësimdhënës, nxënës, prindër, kolëgë,

Lajmi për vdekjen e hershme e profesorit dhe drejtorit të shkollës suaj z. Xhelal Tahiri, ishte lajm i trishtë për ju dhe për të gjithë arsimdashësit.

Profesori Xhelal, lindi në vititn 1966, në kohën kur prindërit tonë dhe qytetarët, përmes shumë përpjekjeve e sakrificave, në rrethana të vështira politike, realizonin ëndërrën e arsimimit dhe zhvillimit të Kosovës, dalë nga Lufta e Dytë Botrore me përqindje të madhe të analfabetizmit dhe varfërisë. Edhe familja Tahiri tradicionalisht ishin pjesë e këtyre përpjekjeve nëpër të gjitha etapat e historisë së re të Kosovës.

Misioni i mësimdhënësve të këtyre decenjeve, ishte arsimimi dhe edukimi i të rinjëve duke ofruar cilësinë si në mësimdhënie ashtu edhe në formimin e drejtë njerëzor e patriotik.

Profesori Xhelal me punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm u bë pjesë e historisë të cilat pjesë u vendosën në fotografinë e madhe të pavarësisë së Kosovës. Si student bashkë me shokët e tij nga vitet 1990, përmes aktiviteteti në të gjitha lëvizjet studentore, vunë gurthemele për Republikën tonë.

Si profesor i historisë, Xhelali në vitin 1992, kur nga represioni sërb, shumë mësimdhënës lëshuan Kosovën bashkë me familjet e tyre, Xhelali morri ditarin për ta zhvilluar lëndën e historisë ashtu siç ia kishin mësuar profesorët e tij si Ali Hadri e shumë të tjerë.
Xhelali përkundër të gjitha mundësive për ta lëshur Kosovën, vendosi të përkushtohet në punën me nxënës dhe aktivitetet tjera politike për liri, pavarësi dhe demokraci.

Punën si mësimdhënës i historisë në shkollën e mesme “Arkitekt Sinani” dhe Frang Bardhi” e realizoi bashkë me mësimdhënësit e kohës herë në një “punkt” herë në tjetrin, herë në një shtëpi e herë në tjetrën, aty ku populli i kishte hapur dyert për ti mbrojtur shkollat.

Në shkollën “Skënderbeu” e cila udhëhiqej nga i ndjeri drejtori shumë i nderuar, Xhafer Fazliu, u strehuan shkollat dhe universiteti, ndërsa profesorët mbanin mësiminin duke u organizuar nëpër ndërrime dhe në kushte të jashtëzakonshme.

Qytetarët dhe prindërit e shkollës u bënë roje derisa shkolla u shëndrrua në vatër të zhvillimeve dhe organizimieve të demostratave studentore, organizime politike deri tek ato ushtarake. Për mbajtjen e mësimit të rregullt kujdeseshin djemët më të mirë të Vaganicës.

Profesori Xhelal, ishte pjesë e vazhdueshme e zhvillimeve në arsim. Në vitin 2008, me pavarësinë e Kosovës, Xhelali morri detyrën e drejtorit të shkollës në shkollën “Skënderbeu”, kominitetin e të cilës e njihte mirë dhe gëzonte respekt të madhë nga ata. Transformimiet e vazhdueshme strukturore e përmbajtësore të sistemit të arsimit i përcillte me shumë përkushtim dhe me të njejtin përkushtim punonte me mësimdhënësit e shkollës. E dinte se Kosova tani më si shtet i hapur do të ballafaqohet me mjaft ndikime nga jashtë edhe në sistemin e arsimit andaj siguronte trajnime dhe programe aftësimi për mësimdhënës.

Profesori Xhelal nuk iu nënshtrua as sfidave të politizimit të arsimit që shpesh kan bërë që të kenë efekte të dëmshme për sistemin e arsimit. Ai ishte vet i drejtë ashtu siç e pat jetën dhe formimin e drejtë e të mbarë si vet familja Tahiri dhe të gjithë miqët, shokët e kolegët e tij.

Profesori Xhelal Tahiri i la në trashëgimi jo vetëm familjes, dhe shkollës por edhe Mitrovicës vlera të larta njerëzore, familjare e profesionale për të cilat do të kujtohet gjithmonë me krenari.

Me respekt,

Drita Kadriu