Lajme
Muhamet Ramadani sportisti i vitit 2021 në Mitrovicë
- 01/04/2022
- By RTV Mitrovica
Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, të enjtën mbrëma është mbajtur ceremonia e shpalljes së klubeve sportive dhe sportistit më të mirë për vitin 2021 në Mitrovicë.
Sportist të vitit 2021 u shpall atleti Muhamet Ramadani.
Çmimi “Lah Nimani”, i është ndarë veteranit dhe futbollistit të mirënjohur Rexhep Xhaka, ndërsa klubi sportiv i vitit 2021 u shpall klubi i futbollit të femrave “Mitrovica”.
Sportistë më të mirë të vitit, në sporte dhe kategori të ndryshme u shpallën Valdrin Haxhiu, basketbollistë, Aurora Simiqi, volejbolliste, Remzo Mustafiq, boksier, Lirije Peci, atlete, Edis Ahmeti, futbollist, Ardian Muja, futbollist, Alma Muzliukaj, basketbolliste, Muharrem Hyseni, xhudist, Sali Maxherra, hendbollist, Liridonë Syla, futbolliste.
Gazetar sportiv i vitit u shpall Arsim Maxherra, punëtor sportiv i vitit, Adnan Ademi, KF “Mitrovica”, trajner i vitit, Shpetim Idrizi KF “Trepça 89”, ndërsa refer i vitit Arsim Vitaku dhe Erduan Vitaku, hendboll.
Në ceremoni ishte I pranishëm edhe kryetari I komunës, Bedri Hamza I cili është zotuar për përkrahje të sportit.
“Përkundër vështirësive financiare këtë vit është trefishuar buxheti për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa përpjekjet tona do të vazhdojnë edhe më tutje në përkrahje të sportistëve dhe krijimin e infrastrukturës moderne sportive,” ka theksuar Hamza.
Në anën tjetër drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, tha se do të angazhohet maksimalisht në mbështetje të klubeve sportive, ku prioritet i kësaj drejtorie është që Mitrovica të jetë kryeqytet i sportit në Kosovë.
Në ceremoni mirënjohje iu ndanë edhe shumë sportistëve aktiv, ish sportistëve dhe punëtorëve sportivë.