Lajme
Moti në pesë ditët e ardhshme
- 13/03/2022
- By RTV Mitrovica
Foto: Gëzim Ferati
Java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit “nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje”.
Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve.
Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.