Lajme
Mos përfundimi i punëve në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës po sjell pasoja për qytetarët
- 29/10/2022
- By RTV Mitrovica
Në takimin që kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, pati me Drejtoreshën ekzektuive të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, znj. Luljeta Buçinca Zhubi ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e ndërtesës së Repartit të Pediatrisë në Kompleksin Spitalor në lagjen Bair.
Kjo çëshjte u tha së është plotësisht në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShKSUK-së, por që pasojat e mos përfundimit të punëve në këtë ndërtesë po i bartin qytetarët e Mitrovicës.
Drejtoresha Zhubi ka folur për ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni“ të Mitrovicës.
Në nanën tjetër Kryetari Bedri Hamza falënderoi drejtoreshën dhe gjithë stafin e për punën që po e bëjnë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve duke vlerësuar lartë kontributin e vazhdueshëm të mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punëtorëve shëndetësor të të gjitha institucioneve shëndetësore të Mitrovicës.