Lajme
Mitrovicë: Vdes inspektori komunal Ismet Aliu
- 20/12/2023
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë inspektori Ismet Aliu.
Kryetari i Komunës Bedri Hamza, nëpërmjet një telegrami u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës.
“E nderuar familje Aliu,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj dhe nënpunësit të Komunës së Mitrovicës, Ismet Aliu.
Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj.
Kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë do të mbetet përherë në kujtimet tona.
Bashkëndjej me ju, miqtë dhe mbarë stafin e Komunës së Mitrovicës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të,” ka përfunduar Hamza.