Lajme

Mitrovicë: U mbajt konferenca për bashkëpunimin e palëve të interesit në adresimin e nevojave të punësimit

  • 19/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Të Hënën në Mitrovicë, u mbajt konferencë për bashkëpunimin e palëve të interesit nga niveli lokal dhe qendor në adresimin e nevojave të punësimit.

Kjo konferencë u organizua në kuadër të Panairit të Punës që do të hapet nesër, nga Komuna e Mitrovicës dhe Giz Kosova.

Konferenca u hap nga kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza dhe prodekani i Universitetit “Isa Boletini”, Behxhet Shala.

Në panelin e diskutimit, ishin prezentë figura të fushës së ekonomisë dhe punësimit, duke përfshirë drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z.Elvis Feka, përfaqësuesen e Fakultetit Ekonomik, znj. Filloreta Demiri, përfaqësuesen nga Giz Kosova, znj. Vjosa Mullatahiri, drejtorin komercial të InstaBuilt, z. Diedon Kica, dhe përfaqësuesen e YourJob Caritas Kosova, znj. Shqipe Kurti.

Diskutimet në konferencë përqendroheshin te mundësitë e punësimit për të rinjtë që mbarojnë studimet. Aktorët kyç të qytetit dhe përfaqësuesit e korporatave kanë ndarë perspektiva dhe strategji të ndryshme për të adresuar sfidat e punësimit në rajon.

Kjo konferencë synon të nxisë bashkëpunimin e palëve të interesit për të krijuar mundësi të reja punësimi dhe për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe rajonit të Mitrovicës.