Lajme

Mitrovicë: Shabani fton pacientët e hemodializës të aplikojnë për subvencionim të shpenzimeve për trajtim

  • 15/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori për shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ka ftuar qytetarët që marrin shërbimin e hemodializës që të aplikojnë në programin e Drejtorisë për Shëndetësi për subvencionimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore.

Këtë apel për qytetarët drejtori Shabani e bëri gjatë një vizite në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Aty përveç që u takua me drejtuesit e spitalit, Shabani bisedoi edhe me ëytetarët që marrin shërbimin e hemodializës në këtë repart duke u interesuar për ecurinë e trajtimit dhe shërbimin e transportit që është obligim i Drejtorisë për Shëndetësi.