Lajme

Mitrovicë: Sekuestrohet një armë, intervistohet i dyshuari

  • 15/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Një revole me gas është sekuestruar ndërsa një 42 vjçar është intervistuar nga policia të enjtën mbrëma në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Emin Duraku” në Shipol.

“Me datë 14.07.2022, rreth orës 21:52, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën “Emin Duraku” Shipol është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gas, një karikator dhe gjashtë (6) fishek me gas,” njofton policia.

Sipas njoftimit të policisë i dyshuar për të shtëna me armë është shtetasi kosovar B. P. 42 vjeçar.

I njejti pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’përdorim i armës’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.