Lajme
Mitrovicë: Qendra për Punë Sociale mban ligjërata vetëdijësuese për nxënësit
- 07/06/2024
- By RTV Mitrovica

Vetëdijesimi për pasojat e mundshme nga martesat e hershme; koordinimi ndërinstitucional për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore me theks të veçantë, mbrojtjen e fëmijëve në mënyrë sa më të theksuar, kur ata janë të ekspozuar nga çfarëdo lloj dhune në familje apo të ndonjë formë tjetër të dhunës, janë temat që u ligjëruan për nxënësit e Mitrovicës.
Këto ligjërata janë mbajtur nga Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, Drejtorinë e Arsimit, dhe në koordinim me akteret e tjerë ndërveprues si Gjykata Themelore në Mitrovicë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Policia e Kosovës dhe organizatën Center for Eduction and Community Development – Friends.
Ligjëratat e tilla të karakterit sensibilizues dhe parandalues janë mbajtur në shkollat: “Dr. Xheladin Deda”, ”Musa Hoti “, “Bedri Gjinaj “ dhe “Hasan Prishtina”.