Lajme
Mitrovicë: Prindërit kërkojnë mbështetje insitucionale dhe kushte më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta
- 12/05/2023
- By RTV Mitrovica
Përfaqësues të prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta nga organizata “Handikos” kërkuan mbështetje institucionale si dhe ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta, në mënyrë që të ndjehen të barabartë në shoqëri.
Këto kërkesa ata i bënë gjatë një takimi që patën me nënkryetarin e komunës së Mitrovicës Arian Tahiri dhe drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në komunë Bahtir Maxhuni.
Në njoftimin për media të komunës thuhet se nënkryetari Tahiri, ofrojë gatishmërinë e tij në mbështetje të kësaj kategorie, duke theksuar përkrahjen e dhënë nga komuna për organizata të cilat mbrojnë të drejtat e personave me nevoja të veçanta, qoftë me projekte apo përmes ofrimit të kushteve dhe integrimit të tyre në shoqëri.