Lajme

Mitrovicë: Pilot-projekti për unifikimin e adresave fillon javën e ardhshme

  • 25/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Realizimi i pilot-projektit për unifikimin e adresave apo lidhjen e qytetarit me adresë unike do të filloj javën e ardhshme, u tha gjatë nje takimi që Drejtori i Administratës së Përgjithshme, z. Gëzim Stavileci pati të premtën me përfaqësues nga Agjencioni i Regjistrimit Civil dhe përfaqësues nga GIZ-i.

Me këtë rast drejtori Stavileci ofroi mbështetjen institucionale në implementimin e këtij projekti pjesë e së cilës është dhe komuna e Mitrovicës andaj presim që të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës sonë, përkitazi me adresat unike.

Po ashtu nga drejtori Satvileci është bërë e ditur se nga data 27.02.2023 do filloj zbatimi i projektit me ç ‘rast qytetarët do të vizitohen nga hulumtuesit e terrenit.

Ky pilot-projekt ka për qëllim unifikimin dhe identifikimin e adresave të sakta të qytetarëve të Mitrovicës dhe të përmirësoj situatën e ofrimit të shërbimeve për qytetarë dhe biznese, sigurinë e dokumenteve, proceset elektorale dhe situatën e sigurisë në vend.