Lajme
Mitrovicë: Përkujtohet masakra në Lagjen e Kovaçëve
- 14/04/2023
- By RTV Mitrovica

Sot u bënë 24 vjet nga masakra në lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë.
20 civilë shqiptarë u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe 14 prillin e vitit 1999.
Familjarë të viktimave, përfaqësues të institucioneve e përfaqëues organizatash u mblodhën sot pranë lapidarit në këtë lagje për të përkujtuar një nga masakrat më të rënda në Mitrovicë.
“Kjo ditë është e veçantë për Mitrovicën, në kuptimin e dhimbjes, ku para 24 viteve në këtë lagje ka ndodhur një prej masakrave më të rënda, pasi që forcat paramilitare serbe kanë nxjerr familjarët tanë nga shtëpitë e tyre dhe i kanë masakruar,” tha në një fjalë rasti nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri derisa bëri homazhe e vendosi kurorë me lule pran lapidarit.
“Me respektin më të madh përulemi para të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë, sepse pa gjakun, sakrificën e dëshmorëve dhe pa luftën e shenjtë të UÇK-së ne sot nuk do të gëzonim lirinë.” shtoi ai. “Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të gjithë martirëve të luftës”, është shprehur ndër të tjerash nënkryetari z.Tahiri.