Lajme
Mitrovicë: Pako ushqimore e higjienike për familjet e prekura nga vërshimet
- 28/01/2023
- By RTV Mitrovica
Donatorë e organizata të shumtua i dolën në ndihmë Komunës së Mitrovicës pas dëmeve të mëdha që shkaktuan vërshimet e 19 janarit.
200 paku ushqimore dhe 200 të tjera higjienike u dhuran të premtën nga UNMIK-u.
Të premtën komuna pranoi edhe një donacion tjetër për familjet e prekura nga përmbytjet. Kësaj radhe 250 pako ushqimore dhe higjienike erdhën nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro – Gjermane.
Në të dya rastet, i pari i Mitrovicës Bedri Hamza, u shpreh falenderues për organizatat e larpërmendura dhe të gjithë ata që i dolën në ndihmë qytetit.
Biznese dhe organizata vendore dhe të jashtme i kanë dalë në ndihmë komunës për rimëkëmbjen e qytetit.
Vet kryetari Bedri Hamza ka thënë se komuna do të ndajë gjysmë milioni euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
Ndryshe si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe daljes nga shtrati të lumenjëve , më 19 janar, disa lagje, përfshi qendrën e qytetit më Mitrovicë, u vërshuan nga uji. Mbi 100 familje janë zhvendosur ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në shtëpi banimi, biznese dhe objekte tjera.