Lajme
Mitrovicë: nxënësit realizojnë ushtrim evakuimi në rast zjarri
- 26/02/2026
- By RTV Mitrovica
Në shkollën Kosovo Leadership Academy është zhvilluar një simulim rutinor i alarmit të zjarrit, në bashkëpunim me Njësitin e Zjarrfikësve.
Me këtë rast, mori pjesë edhe Drejtoresha për Siguri dhe Emergjenca, znj. Fitore Mehmeti Behrami, së bashku me stafin e saj, për të përcjellë nga afër procesin e evakuimit të nxënësve, procedurat përkatëse dhe organizimin e përgjithshëm të ushtrimit.
Drejtoresha znj.Fitore Mehmeti Behrami, ka thënë se ushtrime të tilla ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë dhe në mbrojtjen e jetës së nxënësve dhe stafit”.
“Reagimi i shpejtë, i organizuar dhe pa panik është thelbësor në raste emergjente”, është shprehur ndër të tjerash znj.Mehmeti- Behrami.