Lajme
Mitrovicë: ndahet nga jeta Dr. Afrim Gucati
- 14/04/2023
- By RTV Mitrovica

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka njoftuar se ka ndërruar jetë ortopedi i njohur mitrovicas dr. Afrim Gucati.
“Doktor Afrimi ishte shef në shërbimin e ortopedisë,punoi dhe veproi me vite të tëra në Spitalin tonë. Ishte profesionist i shkëlqyshëm,koleg i respektuar dhe humanist i madh. Vullneti, entuziazmi,mirësia e guximi e bënë doktor Afrimin shembull për shumë koleg të rinj,” thuhet ndër të tjera në njoftim.