Lajme
Mitrovicë: Mirënjohje për profesionistët shëndetsorë të pensionuar
- 25/12/2022
- By RTV Mitrovica
Në një ceremoni të organizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, në shenjë falenderimi për kontributin e tyre në fushën e shëndetësisë, u ndanë mirënjohje për profesionistët shëndetësor të pensionuar gjatë vitit 2022.
Mirënjohjet u dhanë nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, me çrast drejtori Fahri Shabani ka falenderuar të gjithë për punën dhe përkushtimin maksimal në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Mitrovicës.
Të pensionuarit morën falenderime dhe nga drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dr.Fevzi Sylejmani.