Lajme

Mitrovicë: Mblidhet Këshilli për Siguri në Bashkësi

  • 16/07/2025
  • By RTV Mitrovica
Share
Rreziqet nga zjarret, siguria në trafik, qentë endacak e siguria e përgjithshme në komunë, u diskutuan të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Mitrovicë.
Takimi është udhëhequr nga drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në komunë, z. Bahtir Maxhuni, ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, Policia e Kosovës e FSK si dhe anëtarë tjerë të këshillit.
Nga kjo mbledhje iu bë thirrje qytetarëve që frekuentojnë zonat malore për piknik apo rekreacion, që të kenë kujdes maksimal gjatë ndezjes së zjarreve dhe të respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga zjarret, për të shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve dhe dëmtimin e mjedisit.