Lajme
Mitrovicë: Mblidhet Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi
- 02/12/2023
- By RTV Mitrovica

Strukturat politike, ato të sigurisë dhe anëtarë tjerë të KKSB-së në Mitrovicë, u mblodhën të premten për të diskutuar lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë.
Veç tjerash në mbledhje u diskutua edhe për sigurinë në shkolla, përgatitjet për marrjen e masave preventive nga vërshimet etj.
Në mbledhje Komandanti i Stacionit Policor në Jug, z. Ahmet Xhosha, ka prezantuar raportin mbi gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Mitrovicës, duke theksuar bashkëpunimin e mirë me institucionet lokale.
Anëtarët e KKSB-së po ashtu kanë diskutuar edhe lidhur me situatat e ndodhura më parë nga vërshimet, zjarret dhe nga dukuitë negative qe po ndodhin e që janë në minimizim e sipër ku falë frymës bashkëpunuese nga të gjitha organet kompetente, menaxhimi i situatave është bërë sipas parametrave të sigurisë dhe në kohë.