Lajme
Mitrovicë: Mbahet orë historie dedikuar figurës së Isa Boletinit
- 29/11/2023
- By RTV Mitrovica

Me rastin e festës së “28 Nëntorit” , në Muzeun e Mitrovicës, u mbajt “Një orë historie,” dedikuar figurës së shquar, Isa Boletinit.
Aty u diskutua mbi rolin e tij si hero kombëtar gjatë rrugës drejt shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Historianët z.Naser Hajdari dhe z.Enis Kelmendi ndanë njohuritë mbi jetën dhe veprën e Isa Boletinit. znj. Nora Prekazi, drejtoreshë e Muzeut të Mitrovicës, moderoi këtë ngjarje, ndërsa e pranishme ishte drejtoresha e DKRS-së, znj. Valdete Idrizi.
Gjatë diskutimit, historiani Enis Kelmendi u shpreh se “Isa Boletini ishte Gjeneral i Pavarësisë së trojeve shqiptare,” duke theksuar rëndësinë e kontributit të tij në këtë periudhë. Nga ana tjetër, historiani Naser Hajdari shtoi: “Isa Boletini ishte gardiani i parë i Shqipërisë së pavarur dhe i qëndroj besnik gjithë jetën idealit kombetar.”
Për të përfunduar këtë ngjarje, u prezantua edhe dokumentari “Delegatet dhe Firmetaret e Pavarsisë,” duke sjellë në vëmendje detajet dhe momentet e rëndësishme të kohës së shpalljes së pavarësisë.