Lajme

Mitrovicë: Kryetari Hamza thërret tubimin e dytë publik për 2023-tën

  • 01/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto Amir Kelmendi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza do të mbaj takimin e dytë publik për vitin 2023.

Ky tubim pritet të mbahet me 15 Dhjetor me fillim nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Tubimi është i karakterit të hapur dhe mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar, grupet e interesit apo organizatat që kanë interes në Komunë.

Në tubim do të raportohet për punën e ekzekutivit për vitin 2023 si dhe do të merren propozime, sugjerime, komente dhe pyetje nga ana e të pranishmëve.