Lajme

Mitrovicë: Kryetari Hamza takon operatorët ekonomik lokal

  • 20/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, ka mbajtur sot takim me operatorët ekonomik të komunës së Mitrovicës për menaxhimin e situatave emergjente, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe gatishmërinë e tyre të treguar me rastin e vërshimeve në Mitrovicë.

“Në një situatë të tillë me të cilën po përballet qyteti i Mitrovicës si pasojë e të reshurave të shiut dhe vërshimeve të shumta, çmoj lartë kontributin dhe vullnetin tuaj të treguar në tejkalimin e kësaj situate,” ka thënë Hamza.

Ai më tutje ka shtuar se krahas përgjegjësive të ndërmarra nga niveli lokal kërkoj nga ju, që me kapacitetet tuaja maksimale t’i dilni në ndihmë bashkëqytetarëve, deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Gjatë këtij takimi, kryetari Hamza ka përmendur edhe humanizmin e treguar nga qytetarët dhe subjektet afariste që në këtë gjendje emergjente, familjet e prekura nga vërshimet, të mbështeten me ushqim, veshmbathje dhe strehim.