Lajme

Mitrovicë: Kryetari Hamza priti në takim drejtuesit e Shoqatës së Pensionistëve

  • 05/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtuesit e Sindikatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Mitrovicë, më të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e ofrimit të mbështetjes nga Komuna e Mitrovicës.

Në këtë takim Zymer Bajraktari në emër të Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në nivel të Kosovës dhe Mitrovicës, i ka dhuruar mirënjohje kryetarit, Bedri Hamza, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e sinqertë, si dhe kontributin e dhënë për çështje të pensionistëve dhe invalidëve të punës.