Lajme

Mitrovicë: Komuna vendosë edhe tre e-kioska të reja

  • 01/03/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe drejtori i Administratës, Gezim Stavileci kanë përuruar edhe 3 e-kioska të reja në lokacione të ndryshme në Mitrovicë.

E-kioskat janë vendosur në Shipol, Iliridë ( tek Stacioni i autobusëve) dhe në Tunel të parë.

“Qytetarët tani e tutje do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë për tu pajisur me dokumente”, ka thënë kryetari Bedri Hamza

Ndërsa drejtori Stavileci ka shtuar se e-kioskat janë të pajisura me teknologjinë më të fundit për të siguruar dokumentacionin dhe shërbimin që ju nevojitet qytetarëve 24/7.


Stavileci ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve administrative komunale.